Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në rrethana ende të paqarta.
I mituri është paraqitur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Ngjarja raportohet te ketë ndodhur në Fushë-Mëzez, ndërsa ka qenë babai i tij që e ka transportuar drejt spitalit, raporton gazetarja e Top Channel Kleida Muka.
I pyetur nga grupi hetimor, 15 vjeçari ka refuzuar të tregojë se kush e ka plagosur apo rrethanat e konfliktit.
Në pyetje është marre edhe babai i djalit, i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, por ka dëgjuar të shtënat me armë. I mituri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga plumbi që ka marrë në kraharor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë punonjësit e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Top Channel