Hamasi i ka dorëzuar 8 pengje Kryqit të Kuq ditën e sotme ndër të cilët, 3 janë izraelitë dhe 5 janë turistë tajlandez.
Agam Berger, 20 vjeç, Arbel Yehoud, 29 vjeç dhe 80-vjeçari Gadi Mozes u dorëzuan në Khan Younis në Gazën jugore. Xhihadi Islamik Palestinez publikoi më herët një video të tyre duke u takuar dhe duke u përqafuar me nj.
Forcat e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez morën pjesë në dorëzim, së bashku me dy fraksione të tjera militante. Izraeli konfirmoi se të shtatë pengjet ishin dorëzuar.
Transferimi i pengjeve u bë para rrënojave të shtëpisë së familjes së Yahya Sinwar, liderit të Hamasit në Gaza, i cili u vra nga forcat izraelite në fund të vitit të kaluar.
5 shtetas tajlandez të rrëmbyer më 7 tetor u liruan gjithashtu. Ata janë në mesin e tetë shtetasve tajlandezë që po mbaheshin në Gaza.
Agam Berger, një ushtare izraelite 20-vjeçare, e cila u rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor 2023, ishte pengu i parë që u lirua ditën e sotme.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli priste që Arbel Yehoud, të ishte ndër pengjet e para që do të liroheshin. Kur ajo nuk u lirua më 25 janar, Izraeli vonoi hapjen e korridorit Netzarim dhe refuzoi të linte palestinezët të ktheheshin në Gazën veriore, siç ishte rënë dakord në marrëveshje.
Top Channel