Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin ajror në Washington D.C, që u mori jetën 64 personave. Sipas mediave të huaja trafiku ajror po kontrollohej vetëm nga një person kur ndodhi përplasja mes avionit dhe helikopterit.
Një hetim paraprak nga Autoriteti Federal i Aviacionit ka përcaktuar se kontrolli i trafikut ajror në Aeroportin Kombëtar, Ronald Reagan kishte mungesë të personelit në kohën e përplasjes së helikopterit me aeroplanin në Washington D.C.
Një raport nga New York Times, zbuloi se një kontrollues i vetëm i trafikut ajror po kontrollonte uljet, nisjet dhe komunikimet me helikopterë në afërsi të aeroportit.
Një punë e tillë zakonisht bëhet nga dy kontrollorë të trafikut ajror, të cilët mund të transmetonin informacione të fluturimit ndërmjet avionëve dhe helikopterëve.
Objektet e trafikut ajror, përfshirë atë në aeroportin e Uashingtonit, kanë vuajtur nga mungesa kronike e stafit për disa kohë.
Një raport për Kongresin vitin e kaluar zbuloi se aeroporti kishte vetëm 19 kontrollues të certifikuar në vitin 2023, ndërsa objektivi ishte 30.
Top Channel