Tragjedia në Indi! Rritet bilanci nga përplasja e turmës në festivalin fetar, shkon në 30 numri i të vdekurve

29/01/2025 17:14

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë festivalit të madh fetar Kumbh Mela në Indi, ku një numër i madh besimtarësh janë shtypur mes një turme të dendur në qytetin Prayagraj.

Numri i viktimave ka shkuar në 30, ndërsa ai i të plagosurve në 90.

“30 pelegrinë për fat të keq humbën jetën. 90 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas dëshmive të besimtarëve, tragjedia ka ndodhur kur një numër i madh njerëzish kanë zbritur në lumë për t’u larë, ndërsa të tjerët kanë fjetur në tokë, në breg. Ndërsa turma u shpërnda në drejtime të ndryshme, njerëzit filluan të shtyjnë, duke shkelur njëri-tjetrin.

Festivali është një moment shumë i rëndësishëm për besimtarët, dhe për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, ngjarje të tilla tragjike nuk janë të pazakonta. Turmat e mëdha shpesh shkaktojnë shtypje, duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë turmën dhe për të siguruar ndihmën për të lënduarit. Ky incident vjen pas një periudhe të gjatë organizimi dhe masash sigurie, që synojnë të menaxhojnë fluksin e madh të pjesëmarrësve, por që nuk ka arritur të parandalojë këtë tragjedi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA