Në një kohë që numri i të prekurve nga virozat është i latë, ka pasur interes të shtuar nga qytetarët edhe për tu vaksinuar kundër gripit sezonal në Fier, Roskovec dhe Patos
Mjekët thonë se krahasuar me vitin e kaluar, këtë sezon u vaksinuan 27 mijë e 300 persona, afro 7 mijë doza më shumë
Mjekja bëri të ditur se ndërgjegjësimi më i lartë është vërejtur tek grupet më të rrezikuara, si pacientët kardiovaskularë, pulmonarë dhe diabetikë. Ajo nënvizoi gjithashtu se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Në kuadër të shtimit të rasteve me viroza gjatë kësaj periudhe, mjekja apeloi për kujdes të shtuar, duke rekomanduar shmangien e grumbullimeve masive dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Mjekja epidemiologe, Anila Moçi thotë: “Është shumë e rëndësishme që qytetarët të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre, veçanërisht në këtë periudhë kur virozat janë në qarkullim”.
Top Channel