30/01 14:25
Parlamenti gjerman ka miratuar një mocion që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin.
Më herët, kancelari, Olaf Scholz, paralajmëroi opozitën se do të ishte “një gabim i pafalshëm” miratimi i propozimeve me ndihmën e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Mocioni ishte shumë i diskutueshëm sepse mbështetej nga partia e ekstremit të djathtë.
Mocioni u soll nga opozita konservatore CDU-CSU dhe u mbështet, nga AfD, duke thyer një tabu të kahershme mbi bashkëpunimin me partinë kundër imigracionit të ekstremit të djathtë.
Deputetët e miratuan atë në një votim gjatë ditës së sotme me 348 vota pro, 345 kundër dhe 10 abstenime.
Top Channel