Situata e rënduar gripale në vend është reflektuar edhe tek fëmijët, të cilët janë prekur nga virozat.
Çdo ditë pranë shërbimit të pediatrisë në Korçë regjistrohen 50-60 vizita ditore për fëmijët e grupmoshave të ndryshme por kjo sipas mjekëve është normale për stinën.
Pjesa më e madhe nuk kanë nevojë për shtrim spitalor dhe vetëm një pjesë e vogël kanë shfaqur komplikacione kryesisht në rrugët e frymëmarrjes apo gastrointestinale.
Prej fillimit të vitit dhe në vazhdim ka pasur rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat qe paraqiten tek ne, por këtë situatë e konsideroj normale për stinën e dimrit, krahasuar edhe me rastet në shkallë vendi.
Çdo ditë në spital kërkojnë ndihme 50- 60 fëmijë të prekur nga virozat e stinës. Shumica e rasteve nuk kanë nevojë të shtrohen në spital, pasi prindërit i sjellin fëmijët që në ditët e para të temperaturës.
Raste të cilët gjykohen që kanë komplikacione të cilat mund të prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe të poshtme, ku futen anginat, apo infeksionet e veshëve, apo komplikacione gastrointestinale ne i shtrojmë në spital.
Frekuentimi i ambienteve nga prindërit me fëmijë të vegjël ku ka grumbullime njerëzish si lokalet apo mjedise të tjera shihet nga mjekët si një faktor shqetësues që shton riskun e prekjes nga virozat e po ashtu edhe dërgimi i tyre në institucionet arsimore para shërimit të plotë që favorizon përhapjen e viruseve.
Top Channel