Franca nën pushtetin e motit të keq, përmbytjet bëjnë “kërdinë”

29/01/2025 18:12

Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë, me përmbytje masive, ku niveli i ujit ka qenë i lartë.

Autoritetet franceze lëshuan alarm të kuq të motit për tre provinca, ndërsa nuk ka munguar as rrëshqitja e dherave.

Qyteti francez i Rennes ka përjetuar përmbytje të forta, duke i detyruar banorët të evakuohen.

Stuhia ka sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Francën perëndimore, teksa alarmi i kuq për provincat që po përballen me rrezik vijon ende.

Meteo France raportoi se erërat e forta që arrijnë deri në 110 kilometra në orë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë të vërshojnë me shpejtësi.

Disa rajone të tjera më pak të prekura mbeten nën alarm portokalli për shi të dendur, erë dhe stuhi të mundshme.

Duke i shtuar krizës, një depresion i ri Atlantik, i quajtur Ivo, po lëviz drejt rajonit, duke përkeqësuar kushtet.

Meteorologët parashikojnë vazhdimin e reshjeve të dendura deri përpara një përmirësimi të pritshëm deri në fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA