Atentati në Greqi, zbulohet gjendja shëndetësore e Etmond Hysës! Zbardhen detaje të reja mbi autorët

29/01/2025 18:34

Edi Lulo alias Etmond Hysa, 46-vjecari nga Puka i cili mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë, është në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

“Ka kontakt me ambientin, i përgjigjet stimujve por ende nuk mund të flasë. Në fund të fundit, të mos harrojmë se atë paradite në Thrakomakedones, plumbi që e goditi i bëri një… “udhëtim” të vogël në kokë, nga mbrapa në pjesën e përparme” përshkruan një oficer policie që është marrë me rastin për “Zougla”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Edi Lulo alias Etmond Hysa ishte objektivi i atentatorëve. Në ngjarje mbeti i vrarë Irakli Davella 47 vjeç nga fshati Mesopotam i Finiqit si dhe një shqiptar tjetër, po me origjinë nga një fshat i Bashkisë Finiq.

Policia greke ka arrestuar për ngjarjen dy të dyshuar si vrasës me pagesë, 44-vjeçarin Jenis Tulja nga Tirana dhe 45-vjeçarin Mirjan Guveli nga Saranda. Gjatë arrestimit, në banesat e tyre policia gjeti armatim të rëndë dhe pajisje vëzhgimi, përveç një shume të madhe në euro. Sipas “Eleftheros Typos” siç u konstatua, një nga armët e sekuestruara nga shtëpia e një prej të dyshuarve ishte në posedim të tij për më pak se shtatë ditë, ndërsa ishte e ruajtur në një qese, ku oficerët e “FBI-së greke” vlerësuan se ishte gati për t’u përdorur në një kontratë të re vdekjeje qe ata kishin marrë përsipër për të ekzekutuar.

Të dyshuarit u identifikuan pas zbulimit të automjetit “Renault” që u përdor në ngjarje. Makina “kontroverse” është regjistruar vizualisht për herë të parë në materialin video që disponon policia greke, katër ditë para sulmit vrasës, në zonën e Nea Smyrni. Pikërisht nga e njëjta pikë, dy autorët kanë nisur më 15 dhjetor rrugëtimin për në Thrakomakedones.

Policia, pasi e pikasi të parkuar dy ditë pas krimit, e vuri nën vëzhgim të matur për gjithsej dhjetë ditë, duke rënë përfundimisht në gjurmët e autorëve. Shtëpia e 45-vjeçarit në rrugën “Nikolaou Plastira” ishte, siç doli, “baza” e kontratës së vdekjes.

Vlen të theksohet se 4 mjetet e përdorura për të lëvizur pas krimit, ishin të regjistruara në emër të personave të tretë, për të mos u lidhur me dy të dyshuarit, të cilët mbanin një profil “të ulët”. 45-vjeçari është i papunë dhe jetonte në një shtëpi pa qira, ndërsa në vendbanimin e 44-vjeçarit, i cili menaxhonte një kafene, kishte qiramarrëse zyrtare gruan e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA