Shtyhet sërish seanca për “Gërdecin”, shkak mungesa e Fatmir Mediut
					 28/01/2025 10:13					
				
				 
								
			Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, procesi u shty pasi mungonte ish-ministri.
Përmes një deklarate, Mediu ka njoftuar gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.
Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.
Top Channel