Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, njoftoi të martën se jep dorëheqje nga posti.

Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.

Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e tyre janë plotësuar.

Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA