“8 pengje kanë vdekur”/ Hamasi nxjerr listën. Netanjahu pret të takohet me Presidentin Trump

28/01/2025 20:21

Brenda një çasti, shpresat dhe lutjet e më shumë se një viti për familjarët e 8 prej personave të mbajtur peng nga Hamasi që prej fillimit të konfliktit të grupit islamik me shtetin hebre.

Izraeli konfirmoi se këta 8 persona, që ishin pjesë e 26 pengjeve që duhen liruar nga Hamasi gjatë fazës së parë të armëpushimit në Gaza, kanë vdekur. Zëdhënësi i qeverisë, David Mencer pohoi përpara gazetarëve se kanë marrë një listë nga organizata e armatosur palestineze, dhe ajo përputhet me të dhënat e tyre. “Lista e Hamasit përkon me informacionet e shërbimeve tona të inteligjencës, ndaj mund t`ju them se 8 prej tyre janë vrarë nga Hamasi. Të afërmit janë informuar tashmë mbi situatën”, pohoi ai.

Në Izrael flasin për një “lojë psikologjike mizore” nga ana e Hamasit, e cila ka qëllime të të shumëfishta: “I pari është manipulimi emocional: ata mbajnë të afërmit dhe publikun në pezull, duke rritur frikën. I dyti përdorimi i politikës: pengjet përdoren si pengje për të marrë lëshime dhe për të ndikuar tek opinioni publik, i cili si kundërpërgjigje i bën “presion” qeverisë. Dhe i treti është krijimi i ndasive: pasiguria thyen besimin mes qytetarëve dhe drejtuesve të tyre”. Në mesin e kësaj situate, mbërrin lajmi se kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu po shpreson të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Washington fillimin e javës që vjen, teksa rikthimi ik mijëra palestinezëve në veriun e Gazës, vazhdon. Nëse kjo realizohet brenda këtij harku të parashikuar kohor, Netanyahu mund të bëhet mund të bëhet lideri i parë i huaj që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i tij javën e kaluar.

Associated Press raporton se detajet mund të rregullohen kur i dërguari i posaçëm i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, të udhëtojë në Izrael këtë javë për bisedime me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA