Sulmi izraelit në Bregun Perëndimor, Hamasi: Janë vrarë dy militantë dhe janë plagosur tre të tjerë

27/01/2025 15:58

Një sulm ajror izraelit ka vrarë dy militantë në Bregun Perëndimor, pretendon Hamasi.

Sulmi ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Tulkarm. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre të tjerë.

Ministria palestineze e shëndetësisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë, por pa i identifikuar ata.

Në Jenin, më në veri, një operacion i madh që përfshin qindra trupa izraelite, automjete të blinduara, drone dhe helikopterë duket se do të vazhdonte për javën e dytë.

Të paktën 16 palestinezë janë vrarë në Jenin dhe zonat përreth që nga fillimi i armëpushimit, duke përfshirë 4 që dyshohet se ishin luftëtarë.

Të shtunën në mbrëmje, forcat izraelite qëlluan gjithashtu një vajzë 2-vjeçare gjatë një bastisjeje në fshatin Ash-Shuhada, në jug të Jeninit, thanë zyrtarët palestinezë.

IDF tha se trupat në një operacion kundër terrorizmit kishin qëlluar në një strukturë ku militantët e dyshuar ishin fshehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA