Shefi i NATO-s bën thirrje për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen: Duhet të garantojmë sigurinë për të ardhmen!

27/01/2025 16:39

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes mbi 2% të PBB-së së tyre, një shifër e vendosur një dekadë më parë që tani shihet nga disa si shumë e ulët për shkak të sfidave të paraqitura nga Rusia.

Rutte zhvilloi një takim me presidentin portugez, Luis Montenegro në Lisbonë, i cili përsëriti angazhimin e Portugalisë për të përmbushur objektivin prej 2% deri në vitin 2029. Në vitin 2023, Portugalia shpenzoi 1.5% të PBB-së së saj për mbrojtje.

“Ne e dimë se objektivi prej 2%, i cili është vendosur për një dekadë, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të përballuar sfidat e së nesërmes. Për ta mbajtur NATO-n të fortë, ne duhet të vazhdojmë të përshtatemi dhe për të garantuar sigurinë tonë në të ardhmen, ne duhet të shtojmë përpjekjet tona sot. Kjo do të thotë që ne duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen tonë”, theksoi Rutte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA