Gjykata e pranoi lutjen e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro që ndaj tij të kryhet gjykim i shkurtuar.
Kjo do të thotë se pa dëshmitarë e pa shfletuar fashikujt mbi tokat në Himarë , SPAK do të shpallë pretencën në 10 shkurt.
Ish-kyebashkiaku i Himarës u mor i pandehur dhe është nën akuzë për shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim me ish-drejtorin e menaxhimit të tokës dhe Jerasimo Bashi dhe Birbil Aliajn ish-drejtorin e ASHK, se tjetërsuan pronësinë e gati 10 mijë metrave katrorë tokë që nga pronë shtetërore kaloi tek persona të tjerë.
Por ndryshe nga ish-zyrtarët ish-kryebashkiaku ka edhe një akuzë tjetër, që lidhet me hetimin pasuror.
SPAK ka gjurmuar një apartament të padeklaruar dhe përvese e ka vendosur nën sekuestro preventive, kërkon që të gjykohet edhe për fshehje pasurie.
Goro nën arrest prej marsit 2024, u vu në pozitë të vështirë mbas një kallëzimi të ish-kryebashkiakut Fredi Beleri që nga burgu tregoi problemet me tokat në Himarë. Veç kësaj çështjeje, Jorgo Goro ka të hapur edhe një dosje të dytë, serish për tokat që dyshohet se ja kaloi në favor Arqile Bollanos.
Top Channel