Plagosja me armë zjarri në Orikum! Shpallet në kërkim edhe shoku i autorit, 29-vjeçari ndodhet te Trauma

27/01/2025 12:04

Një tjetër person është shpallur në kërkim pas plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Orikum të Vlorës.

Policia thotë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, E. B., 36 vjeç, banues në Orikum.

Autori Qerim Bello, ka goditur 10 herë në drejtim të Sildi Velajt dhe më pas është largua me makinë.

I plagosuri, në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë, ndërsa autori ka ardhur me makinë  duke goditur drejt tij.

Sa i përket shkaqeve, dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur një konflikt të mbartur për motive banale.

Ngjarja është kapur edhe nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë të cilat janë marrë nga policia e Vlorës, ndërkohë që grupe janë duke bërë kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes.

Pas plagosjes, 29-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia thotë se po vijon intensivisht punën për kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA