Netanyahu nuk humbet kohë, javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit, pritet të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë

27/01/2025 15:30

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhau do të udhëtojë drejt Uashingtonit javën e ardhshme, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëtimi ishte planifikuar në fund të muajit shkurt, mirëpo do të ndodhë javën tjetër, thonë mediat izraelite. Data deri më tani nuk është bërë ende e ditur.

Kryeministri izraelit, mik i Donald Trump, pritet t’i kërkojë Presidentit të 47-të të SHBA-së mbështetjen e pandarë të Uashingtonit, këtë herë, për planet e Izraelit në lidhje me enklavën palestineze, plane në të cilat qeveria izraelite nuk i ka fshehur synimet e saj.

Tel Avivi ka deklaruar se do që të ketë kontroll absolut mbi Gazën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA