Motra e vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Ramazan Matajt më 4 janar në Gragoç të Shkodrës, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” sesi kërcënohej vazhdimisht nga viktima.
Ajo tregon se të gjitha akuzat e saj i ka të faktuara në një celular, të cilin Ramazan Mataj ia ka marrë më 24 dhjetor.
“Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen. Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën. Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël”- shprehet vajza.
Top Channel