Dyshohen se kanë spiunuar për Iranin, arrestohen dy shtetas izraelitë

27/01/2025 14:31

Dy shtetas izraelitë janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar për Iranin.

Një operacion i përbashkët nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit dhe Policia izraelite çoi në arrestimin e Yuri Eliasfov dhe Georgi Andreev.

Thuhet se ata dhanë informacion për disa muaj rresht iranianëve.

Eliasfov ka shërbyer në Njësinë e Mbrojtjes Ajrore dhe ka përcjellë “materialet e klasifikuara” që kishte marrë gjatë qëndrimit atje, shkruan CNN. Dyshohet se Andreev është ‘punësuar’ nga Eliasfov.

Hetimi shtoi se operativët iranianë po përpiqeshin të rekrutonin izraelitë përmes mediave sociale.

 

Top Channel