Radhë të gjata njerëzish, palestinezët fillojnë të kthehen drejt Gazës/ Trupat izraelite qëllojnë civilët në postbllok
27/01 10:27
Dy fëmijë kanë humbur jetën pasi varka me të cilin udhëtonin është mbytur në ujërat e Maltës.
17 emigrantë u shpëtuan nga OJQ-ja gjermane, Sea Punks. Shpëtimi u bë në orët e para të ditës së sotme në zonën malteze të kërkim-shpëtimit, tha OJQ-ja në një deklaratë. Të mbijetuarit dëshmuan se anija ishte nisur me 21 pasagjerë, që do të thotë se ka dy të zhdukur.
Më herët të dielën, agjencia italiane e lajmeve ANSA kishte raportuar se 15 emigrantë janë shpëtuar dhe tre janë gjetur të vdekur, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Top Channel