Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar të dielën një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.
Takimi u zhvillua në një zonë të shkretëtirës Al Ulla dhe në përfundim të tij u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e bashkëpunimit strategjik. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm se marrëdhënia mes sistemit financiar të Italisë dhe Arabisë Saudite ka shumë hapësirë për zhvillim. Kjo i shërben interesit tonë të përbashkët”, tha Meloni.
Më tej ajo shtoi se “Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara sot gjatë vizitës sime është rreth 10 miliardë dollarë. Janë marrëveshje me të cilat ndërtohen platforma, për të krijuar së bashku mundësi të reja”.
Sipas Georgia Melonit, më në fund, “ka një ndryshim mes blerjes dhe shitjes dhe bashkëpunimit” dhe për këtë arsye “është e rëndësishme të jemi në dialog, duke diskutuar dallimet tona si dhe duke dëgjuar bashkëbiseduesin tonë”.
Top Channel