27/01 08:14
Prej 12 ditësh nga shfaqja e gripit të shpendëve, shërbimi veteriner në qarkun e Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e saj.
Sipas mjekëve veterinerë kontrollet janë përqendruar ku ditën në vijën bregdetare nga zona e Plazhit të Vjetër deri në kodrat e fshatit Zvërnec, po ashtu edhe në fshatin Poro e në Nartë.
Po ashtu dhe fermat e pularive nuk kanë pasur raste të virusit, ndërkohë që në Gjirokastër është shfaqur një vatër me gripin e shpendëve ku u gjetën të ngordhura disa pula, menjëherë u izolua zona dhe u groposën shpendët e ngordhur.
Mjeku veteriner ka këtë apel për të gjithë banorët që kanë shpendë në oborret e tyre.
Top Channel