Ditari i një mësuesi/ Shërbeu në arsim, Dede Kodra i dokumenton prej 48 vitesh kujtimet e tij

26/01/2025 13:17

Kujtimi i parë që shkroi në ditarin e tij, për të mos u ndalur edhe sot pas 48 vitesh.

Ish-mësuesi Dede Kodra, që prej asaj dite, e ka ditarin mikun e tij më të mirë, duke ruajtur kujtimet si një nga gjërat e tij më të shtrenjta.

Kodra tregon se çdo faqe e shkruar ruan një histori, një përjetim apo një reflektim mbi kohën, prandaj ruajtjes së ditarëve iu kushton shumë rëndësi.

Për Dede Kodrën, ditari është më shumë se një zakon, është një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimet, për të dokumentuar historinë dhe për të jetuar çdo ditë me vetëdijen se asgjë nuk humbet kur shkruhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA