Marrëveshja e Gazës, sot lirohen katër pengje të tjera: Janë gra, të gjitha ushtare

25/01/2025 16:43

Katër pengje të tjera izraelite, që të gjitha gra, u liruan sot marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit e Hamasit.

Ky do të jetë grupi i dytë i pengjeve që lirohen nga Hamasi; që të gjitha ato janë ushtare. Ndërkohë në listën e emrave të publikuar nga grupi islamik mungon ai i një civili izraelit, i cili pritej të lihej i lirë pas makthit më shumë se një vjecar.

Në këmbim të lirimit të katër ushtareve shteti hebre do të lirojë 200 palestinezë të mbajtur në burgjet e tij. Hamasi pritet ndërkohë të ofrojë informacion  për 26 pengjet e mbetur, të cilët, në bazë të ujdisë, do të duhet të kthehen pranë familjarëve pjesë pjesë, gjatë ditëve në vijim.

Në bazë të paktit që i ka dhënë fund përkohësisht konfliktit shkatërrimtar për enklavën e kthyer tashmë në një rrënojë gjigante, trupat izraelite duhet të tërhiqen nga pozicionet e tyre kyçe në Gaza duke i lejuar të shpërngulurve atje rikthimin në veriun e territorit.

Pas 471 ditësh në robëri, tre pengje u liruan nga grupi militant palestinez Hamas, në ditën e parë të armëpushimit me Izraelin në 19 janar.

Hamasi ra dakord të lironte tre gra në ditën e parë, ndërsa po ate ditë  filloi hyrja në Gazë nga Egjipti e një mori kamionësh me ndihma për palestinezët. Marrëveshja hyri në fuqi të dielën e kaluar  me një vonesë të minutës së fundit nga Hamasi që shtyu fillimin e armëpushimit me gati tre orë dhe theksoi brishtësinë e tij

Lufta në Gaza filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 veta. Nga këta pengje, pak më pak se 100 mendohet se mbeten në duart e Hamasit, por rreth një e treta besohet të kenë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA