Kryeministri Edi Rama i quajti grup kriminelësh mjekët e përfshirë në skandalin në spitalin e Onkologjikut.
Kreu i qeverisë tha se ata shkaktuan një situatë dramatike, por tashmë “rikthehemi me optimizëm”.
Rama: Rikthehemi këtu në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në spitalit onkologjik dhe sot më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cili është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës dhe jam shumë optimist sot për ecurinë e mëtejshme të transformimit të Qendrës Spitalore Universitare dhe për transformimin e spitalit Onkologjik, duke filluar nga spitali Onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri sepse ky nuk është një partneritet formal, nuk është as një shkëmbim rastësor ose sporadik eksperience, por është një aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin se krahë për krahë me lidershipin e spitalit Sheba, krahë për krahë me mjekët e Spitalit Sheba ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë në këtë periudhë disavjeçare që kemi përpara qendrën spitalore universitare 2030 një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
Top Channel