La vajzën e saj pa ushqim derisa ndërroi jetë, gjykata dënon me burgim të përjetshëm nënën monstër

24/01/2025 22:07

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm 54-vjeçaren, Sandrine Pissarro, që la vajzën e saj 13-vjeçare pa ushqim deri sa ndërroi jetë.

Pas një seance dy orë e gjysmë, tre gjyqtarët dhe gjashtë juristët e Gjykatës së Apelit njëzëri shpallën fajtore Pissarron dhe e dënuan me burgim të përjetshëm. Ajo duhet të kryejë të paktën 20 vite burgim për pasur mundësi të lirohet me kusht.

Ish-partneri i saj, Jean-Michel Cross, u dënua me 20 vjet burg pasi i mohoi kujdesin mjekësor 13-vjeçares së ndjerë, Amandine, kujdes që mund t’i kishte shpëtuar jetën.

Prokurori Jean-Marie Beny kishte kërkuar edhe më herët dënim të përjetshëm për 54-vjeçaren, të cilës i’u drejtua si “tirania e shtëpisë, diktatorja dhe torturuesja e Amandines”. Ai tha se ajo meritonte dënimin më të ashpër që mund të jepej. Ndërsa ai nuk u kursye as për ish-partnerin e saj të cilin e quajti “bashkëpunëtor i pacipë i sistemit Pissarro”.

Më 6 gusht 2020, ditën kur vdiq nga arresti, brenda shtëpisë së familjes në Mont Blanc, pas autopsisë Amandine peshonte vetëm 28 kilogramë. Ajo ishte mbyllur në një magazinë prej javësh, pa dritare dhe pa ushqim.

Kur gjykata e thirri për të folur për herë të fundit Pisarro tha: U kërkoj falje fëmijëve të mi, kjo është e gjitha. Nuk kam asgjë për të shtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA