U skualifikua për të marrë drejtimin e BKH-së, Elton Kërluku emërohet shef i Hetimit Financiar pranë SPAK
Dy të rinj janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në kryeqytet, pasi janë kapur me lëndë narkotike, armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
21-vjeçari Samuel Malo u arrestua në flagrancë në rrugën “Fran Bardhi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë kokainë, si dhe 10.200 euro dhe 180.000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës.
Ndërkohë, bashkëmoshatari i tij, Klajdi Hysa u vu në pranga dhe dy miqtë që udhëtonin me të në mjet u proceduan penalisht, pasi nga kontrolli në automjetin e parkuar ku po qëndronin u gjet një sasi kanabisi, që dyshohet se e kishin gati për ta shitur.
Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 thika dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.
Top Channel