Seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.
Shkak është mungesa e avokatit të Aldo Majnishtës dhe ky i fundit nuk ishte vetë prezent.
Në sallë ishte i pranishëm Dritan Rexhepi, i cili është i zhvendosur në IEVP Fier. Avokatja e Rexhepit kërkon që seancat të mos zhvillohen ditën e premte për shkak se i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgimin 313 deri ditën e hënë.
Rexhepi kërkon që të mos zhvillohen seancat ditë të premte por gjatë ditëve të javës.
Gjykata e këshilluar në vend, vendosi të pranojë kërkesën e avokatit të Majnishtës për të shtyrë seancën. Gjykata vendos që të pezullojë afatet të paraburgimit për Majnishtën dhe Rexhepin, nga dita e sotme deri në datën e seancës së radhës. Seanca e radhës datë 3 ora 14:00.
Të pandehurit janë:
Dritan Rexhepi i arrestuar
Aldo Majnishta i arrestuar
Gentian Funiqi në mungesë
Korado Gështenja në mungesë
Martin Bleta në mungesë
Artan Doçaj në mungesë
Geraldo Martini në mungesë.
Top Channel