Makina, që dyshohet se përdorën autorët në atentatin ndaj Lulzim Vishës është gjetur e djegur në zonën e Zall Herrit në kryeqytet.
Automjeti është një Porsche, ngjyrë gri, ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të identifikojë autor/ët e atentatit që ndodhi këtë mëngjes në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner të Kamzës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40. 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në makinën me të cilën po shkonte për punë. Autor/ët i kanë zënë priti 200 metër larg shtëpisë dhe e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend.
Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për atentatin. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Top Channel