Kanë nisur punimet për fazën e dytë të Zonës së Lirë Ekonomike në Shqipëri, ku do të punësohen 5-7 mijë persona.
“Në këtë fazë do të ndërtojmë të gjitha ndërtesat e administratës, si dogana, tatimet, sigurisht edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila administron për herë të parë si ent lokal një zonë të lirë ekonomike. Jemi mësuar se këto gjëra i bën privati, por është hera e parë që këtë punë e bën një ent publik. Pra, një one-stop-shop, afër Bashkisë së Tiranës, doganave, tatimeve, duke u siguruar që çdo gjë ndodh brenda këtij kantieri”, shprehet kryebashkiaku.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se TEDA Tirana është e dedikuar kryesisht për punët e së ardhmes.
“Ftesa për të rinjtë është fokusohuni te punët digjitale. Mund të jemi të parët në Ballkan, që shërbejmë si një nyje për qendrat e të dhënave të të gjithë Ballkanit, e më pas kthehet në një frymëzim edhe për të tjerët, për ta ndjekur këtë hap. Ne jemi pionierët e parë në këtë eksperiment. Kemi disa kompani të para nga Izraeli dhe nga vende të tjera të BE, të cilat duan të instalohen këtu”, shton Veliaj.
Bashkia e Tiranës do të vijojë me mbështetjen me bursa për të rinjtë që ndjekin shkencat kompjuterike.
Top Channel