Në edicion e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel, gazetari Muhamed Veliu solli ekskluzivisht lajmin se si Serbia shpalli non grata 14 anëtarë të shoqërisë civile, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Në median kroate, ka reaguar Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane i Kroacisë, z. Gordan Grlic Radman.

Ai ka paralajmëruar  se Kroacia do të marrë disa masa kundër Serbisë.

“Ne do të lëshojmë një notë proteste, do të informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre, të cilat poshtëruan qytetarët kroatë.

Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e ngacmimeve të qytetarëve kroatë dhe do të informojmë Komisionin Evropian dhe presidencën polake të BE-së për to, dhe, natyrisht, do të rishikojmë këshillat tona të udhëtimit për qytetarët kroatë që udhëtojnë në Serbi”, citohet te ketë deklaruar ministri kroat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA