Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese, monedha e parë dixhitale që nuk i përket asnjë shteti por gjithë botës, funksionon pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm.
Bitcoin funksionon në një rrjet kompjuterik global që verifikon dhe regjistron transaksionet. Këto transaksione janë grupuar në blloqe dhe shtuar në një zinxhir të vazhdueshëm të blloqeve, që quhet blockchain. Çdo bllok përmban një hark kohor dhe një lidhje me bllokun e mëparshëm, duke krijuar një regjistër të të gjitha transaksioneve që janë ndërmarrë që nga fillimi i Bitcoin.
“Bitconi ka një specifikë të veçantë që vlerën kryesore të tij e merr në bazë të besimit dhe numrit të transaksioneve që zhvillohen në bitcoin.”, shprehet Ardian Civici, ekspert ekonomie.
Krimptomonedha me vlerën më të madhe sot është Bitcoin me 110 mijë dollarë ndërsa 17 vite më parë kushtonte vetëm 5 dollarë. Vlerën më të madhe e morri gjatë inaugurimit të Donald Trump i cili sapo kishte shpallur kriptomonedhën e tij me emrin Trump nga e cila fitoi 15 miliardë dollarë në 24 orë.
Eksperti i ekonomisë Ardian Civici thotë se kriptomenedhat prodhohen në vendet e varfra dhe përdorën në shtetet e pasura me anë të procesit Mining. Në Shqipëri krijimi i parasë dixhitale bëhet edhe duke e vjedhur energjinë elektrike, kjo sepse pajisjet kompjuterike që bëjnë operacionin Mining kërkojnë sasi të madhe energjie.
“Pra në Shqipëri prodhimi bëhet në formë informale seshe ti nuk e paguan atë energji dhe e bën fshehurazi, në këtë sens mund të përdoret dhe termi që kapen ata që prodhojnë bitcoin. Kurse thjesht ta ushtrosh si aktivitet askush nuk të pengon”, shton ai.
Minierat e kriptos në Shqipëri ngrihen afër hidrocentraleve, ose kabinave elektrike, nëse policia mund të gjej prodhuesin e tyre, e ka të pamundur nga ana tjetër të zbulojë përdoruesit e saj. Sepse bitcoini nuk është para fizike por thjeshtë një ushtrim matematikor të zgjidhur nga kompjuterit në rrjetin e internetit me kode sigurie që e bën të pagjurmueshëm.
“Po mendoj se ne jemi akoma në linjën e vende të be dhe bankës Evropiane që akoma konsiderohet një veprim paralel jotransparent që kanë nevojë për një sistem të tërë rregullator përpara se të pranohet legalizohet ose të mari ato përmasa. Pastaj se sa është përdorimi apo ushtrimi apo zotërimi i kriptomomendhave nga shqiptarët kjo është e vështirë të thuhet për vetë natyrën që ato kanë sepse edhe në rastet kur ato zotërohen bëhen me një akronim dhe askush nuk e di personin real që I përdor”, përfundon Civici.
Pikërisht kjo mungesë transparencë e bën kriptomonedhën të preferuar nga krimi I organizuar. Pak ditë më parë SPAK tregoi se një grup kriminal në Elbasan kishte një portofol prej 10 milionë dollarësh në kriptomonedha.
Top Channel