Pas një jave është gjetur trupi i pajetë i Engjëll Kananit, i cili dyshohej se kishte rënë në ujërat e lumit Vjosë, teksa po peshkonte.

Trupi i 63-vjeçarit, u gjet në tokat e fshatit Kafaraj, ku dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ai u zhduk teksa kishte dalë për peshkim së bashku me një mik në lumin Vjosa, pranë fshatit Kashisht.

Telefonata e fundit nga celulari i tij ndodhi rreth 24 orë pas zhdukjes, por askush nuk u përgjigj. Familjarët dhe miku i tij, një 64-vjeçar nga Berati, e kanë telefonuar vazhdimisht, por pa sukses.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA