EMRAT/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren këmbësore dhe 63-vjeçarin me biçikletë, mjeti përfundon në murin e ambasadës

23/01/2025 18:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje me pasojë plagosjen e dy personave, një kalimtare dhe një 63-vjeçar me biçikletë.

Policia bën me dije se rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, Rigal Tepelia rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht Erikson Elezi, rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe Valbona Selimi, rreth 18 vjeçe, këmbësore.

Më pas mjeti është përplasur me murin rrethues të një selie diplomatike që ndodhet në këtë aks rrugor.

Dy të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA