Pas inaugurimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka ardhur dhe reagimi i parë për Kosovën nga i dërguari i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.
Në një postim të bërë në rrjetin X, Grenell duket se i përgjigjet një komenti të bërë më parë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili kohëve të fundit u shpreh kritik ndaj administratës Biden duke thënë ne kanë vendosur Kosovën “në pozitë të disfavorshme” ndaj Serbisë.
“Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell.
“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca në RTK pak ditë më parë.
Top Channel