Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, bota akademike humb një nga mendimtarët më me ndikim të shekullit XX Është bërë traditë që presidentët në largim të lënë letra në një sirtar në Zyrën Ovale për pasardhësit e tyre të menjëhershëm.
Jo të gjithë presidentët zbulojnë se çfarë është shkruar, por Trump bëri publike detajet e letrës së Biden të mërkurën.
Duke vendosur shënimin në një zarf të bardhë, me “47” të shkruar jashtë, Biden shkroi:
“I nderuar President Trump,
Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme.
Populli amerikan dhe njerëzit anembanë botës kërkojnë nga kjo shtëpi për qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që në vitet e ardhshme të jetë një kohë prosperiteti, paqeje dhe lirie për kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë”.
Në ditën e inaugurimit, Trump tha se letra e Biden ishte “shumë e bukur”, duke shtuar: “Në thelb, ishte paksa një lloj letre frymëzuese”.
Top Channel