Me sytë pothuajse të mbuluar nga kapela, Melania qëndroi pas presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në skenën e Rotundës së Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai betohej për detyrën.
Kjo kapelë, e dizajnuar nga stilisti, Eric Javits, ishte një aksesor rigoroz që e plotësonte një veshje të stiluar në mënyrë ushtarake.
Palltoja e saj me mëndafsh dhe ngjyrë deti, e ngushtuar në bel dhe e kombinuar me taka të larta stileto, ishin pjesë e dizajnuar nga Adam Lippes, një dizajner nga Nju Jork që ka veshur gjithashtu Biden dhe Michelle Obama.
Nën pallto, ishte një fund i ngushtë mëndafshi dhe një bluzë mëndafshi ngjyrë kremi, me një dekolte të mprehtë, të gjitha të qepura me dorë nga ekipi i Lippes në Nju Jork.
“Tradita e inagurimit presidencial përfaqëson bukurinë e demokracisë amerikane dhe sot patëm nderin të veshim zonjën e parë, zonjën Melania Trump,” tha Lippes në një deklaratë. “Veshja e zonjës Trump u krijua nga disa nga mjeshtrit më të mirë të Amerikës dhe ndihem shumë krenar që e prezantoj këtë punë para botës.”
Në dorë mbante veshur dorezat e zeza prej lëkure, por kapela e Melania tërhoqi gjithë vëmendjen.
Veshja e strukturuar dhe e përpikët e zonjës së parë të ardhshme u vu më shumë në pah kur ajo qëndroi pranë Jill Biden, e cila kishte zgjedhur një siluetë më të butë, në shkallët e Shtëpisë së Bardhë.
Palltoja dhe bluza e Biden, me ngjyrë të purpurt ishte krijuar nga Ralph Lauren. Ky brend i njohur amerikan kishte krijuar gjithashtu pamjen e Melania Trump për inagurimin e vitit 2017, e cila ishte krahasuar shpesh me stilin e Jackie Kennedy.
Nëse, tetë vjet më parë, Melania Trump kishte shpresuar të imitojë një nga zonjat e para më të nderuara të historisë, duket se këtë herë ajo po provonte diçka të re.
Disa të tjerë e interpretuan këtë pamje përmes një lenteje më mbretërore. Gutgold tha se kapeleta e Trump shkaktonte një “aurë mbretërore,” ndërsa kritikja kryesore e modës në The New York Times, Vanessa Friedman, i tha Anderson Cooper të CNN se Melania dukej “më shumë si një kujdestare e familjes mbretërore sesa si zonja e parë amerikane.” Duket se veshja e saj ishte për të krijuar distance, një mburojë fizike ndaj botës së jashtme.
Ndryshe, ishte Usha Vance, gruaja e zv/presidentit të ri JD Vance, e cila duket se kishte marrë frymëzim nga Kennedy. Vance u shfaq në një fustan mëndafshi të dizajnuar nga Oscar de la Renta në ngjyrë rozë të butë, një nuancë që është e lidhur ngushtë me trashëgiminë e Kennedy-t.
Përsa i përket veshjes së meshkujve, nuk kishte shumë surpriza, pasi pothuajse të gjithë pjesëmarrësit mbanin kostume të errëta të dy-pjesëshe (me përjashtim të senatorit John Fetterman, i cili ishte një shfaqje e veçantë).
Presidenti vetë zgjodhi një kostum me supe të gjera dhe një kravatë të kuqe dhe blu. Po ashtu, disa nga aleatët më të ngushtë të Trump, përfshirë djalin e tij Donald Jr., Vance dhe emrin e mundshëm për sekretar të mbrojtjes Pete Hegseth, mbajtën kravata të kuqe të ndritshme që, kur kombinohen me një kostum gri deti, janë bërë një simbol i dukshëm i Trump.
Nga ana tjetër, ish-presidentët që morën pjesë kishin zgjedhur ngjyra të ndryshme blu. Bill Clinton dhe Barack Obama me kravata me shirita dhe të shkurtra.
Ndërkohë në ballon e inagurimit, Melania Trump veshi një fustan të bardhë mëndafshi pa shpatulla, me breza të trashë të zinj që kalonin nëpër trupin e saj dhe zbrisnin deri në dysheme.
Ky fustan u krijua nga Hervé Pierre, dizajneri franko-amerikan pas fustanit të kremit që ajo veshi për balotë në inagurimin e vitit 2017.
Top Channel