Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv ditën e djeshme duke bërë thirrje që maja më e lartë e Amerikës së Veriut, mali Denali i Alaskës, të riemërohej si mali McKinle, siç njihej më parë.
Ai tha se synon “të rivendosë emrin e një presidenti të madh, William McKinley” dhe shpjegoi se “presidenti e bëri vendin Amerikën shumë të pasur përmes tarifave”.
Senatorja amerikane Lisa Murkowski tha në një deklaratë se ajo nuk pajtohet me deklaratën e Trump për të ndryshuar emrin e Denalit.
Mali, me një lartësi prej 6,190 metrash, u emërua McKinley në 1896 për nder të presidentit të sapozgjedhur republikan, William McKinley.
Ai u ndryshua në Denali (që do të thotë “i madh” ose “i gjatë”) në 2015 nga administrata e Obamës, për të pasqyruar traditat vendase të Alaskës. Kërkesa ishte në pritje që nga viti 1975, por politikanët dhe anëtarët e Kongresit nga shteti i origjinës së McKinley, Ohio, nuk ranë dakord.
Top Channel