
24/02 23:02
Donald Trump nuk arriti të puthte bashkëshorten e tij Melanian, para se të bënte betimin si Presidenti i 47-të i SHBA-së.
54-vjeçarja mbante një kapelë, që duket se e pengoi Trumpin ta puthte.
Zoti dhe zonja Trump, të cilët u martuan në vitin 2005, pësuan një moment po aq të vështirë edhe në inaugurimin e tij në janar 2017. Presidenti ‘harroi’ bashkëshorten e tij, ndërsa nxitoi në shkallët e Shtëpisë së Bardhë për të përshëndetur paraardhësin e tij Barack Obama dhe gruan e tij Michelle. Melania Trump u detyrua të ecte vetëm pas tij.
Top Channel