14 vite nga vrasjet në protestën e 21 Janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron
21/01/2025 08:01
Sot përkujtohet ngjarja e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se familjarët po presin ende drejtësi për ngjarjen, e cila ndodhi përpara 14 vitesh.
“21 Janar🌹 “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama.
Top Channel