Administrata e Trumpit pritet të shpallë atë që quhet “emergjencë kombëtare” në kufirin SHBA-Meksikë dhe do të drejtojë departamentin e Mbrojtjes që të “vulosë kufirin” si pjesë e një sërë masash që Trump kishte premtuar në fushatë.
Në një telefonatë të shkurtër me gazetarët, një zyrtar i administratës që merr detyrën sot, tha se 10 veprime ekzekutive do të nënshkruhen nga Donald Trump menjëherë pas marrjes së detyrës dhe të gjitha kanë të bëjnë me kufirin SHBA-Meksikë.
Zyrtarët thanë se si pjesë e urdhrave, Pentagoni do të vendosë personel shtesë në kufi, duke përfshirë aftësitë kundër dronëve.
Për më tepër, Trump do të urdhërojë që zyrtarët të rifillojnë ndërtimin e murit kufitar, rreth 450 milje (724 km) prej të cilit u ndërtuan gjatë administratës së tij të parë, dhe të rivendosë politikën “Qëndroni në Meksikë” që migrantët të presin procedurat e tyre të azilit në anën meksikane të kufirit.
Top Channel