Presidenti Begaj uron Donald Trump për marrjen e detyrës: Shqipëria krenohet me aleancën që ka me SHBA-në

20/01/2025 20:13

Presidenti Bajram Begaj ka uruar homologun Donald Trump për marrjen e detyrës si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim në “X”, Begaj shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në.

Urime të ngrohta për Donald Trump teksa betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.

Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”-shkruan Begaj. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA