“Nga sot ka vetëm dy gjini, femër dhe mashkull”/ Donald Trump në fjalim e parë si president: Nuk ka racizëm, vetëm meritë

20/01/2025 18:32

Ashtu sikurse u zotua para se të merrte detyrën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendi do të vazhdojë me shpimet për naftë dhe gaz në det.

Inflacioni është shkaktuar nga shpenzimet e jashtëzakonshme nga rritja e çmimit të energjisë dhe sot do të deklaroj një emergjencë kombëtare për energjinë. Do të shpoj sa më shumë puse nafte. Amerika do të jetë një vend prodhues dhe ne kemi atë që vendet e tjera s’do e kenë kurrë, sasinë më të madhe të naftës dhe gazit dhe ne do e përdorim. Do të ulim çmimet dhe do të mbushim rezervat strategjike dhe do të eksportojmë energji amerikane kudo në botë. Ai ar që është nën këmbët tona do të na ndihmojë. Do t’i japim fund marrëveshjeve të paligjshme. Ju do të blini automjetin që ju dëshironi dhe do ndërtojmë automobil si kurrë më parë dhe faleminderit për punën tuaj“, tha Trump.

Ëndrra amerikane do rikthehet sërish, tha Presidenti, që vuri theksin te liria e fjalës.

Do ndihmojmë familjet amerikane, jo t’i taksojmë. Do taksojmë vendet e tjera për të ndihmuar familjen amerikane. Ëndrra amerikane do rikthehet sërish, administrata ime do vendos një departament të ri për efikasitetin e qeverisjes. Pas kaq shumë vitesh përpjekjesh të paligjshme kundër lirisë së shprehjes do të shkruaj një ligj për t’i dhënë fund censurës dhe për të kthyer lirinë e fjalës në Amerikë“.

Trump u ndal te ndarja gjinore, sipas tij në SHBA do të ketë vetëm dy gjini.

“Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin, nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA