Java nis me vranësira dhe temperatura në rritje! Parashikimi i motit për këtë të hënë
20/01/2025 07:59
Kjo javë do të nisë me vranësira, por nuk pritet të ketë reshje shiu.
Gjatë ditës nuk do të mungojnë as kthjellimet, por në pjesën më të madhe do të jetë nën mbizotërimin e reve.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar rritje, ku minimalja ka qenë 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 30 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Top Channel