“Epoka e artë për Amerikën sapo ka filluar”, tha Donald Trump në përmbylljen e fjalimit të tij të parë si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump u zotua se në këtë mandat presidencial, do t’i japë fund epidemive dhe luftërave, për një shoqëri më të sigurt.
“Mesazhi im për amerikanët është të veprojmë me kuraje. Do t’i japim fund epidemive, do i mbajmë fëmijët të shëndetshëm. SHBA do rrisë pasurinë, territoret, pritshmëritë dhe e çon flamurin tonë në horizonte të reja dhe të kemi misione për në planetin Mars. Ambicia është synimi i një vendi të madh. Vendi ynë është më ambicioz se çdo vend tjetër. Shumë njerëz nuk e besonin por ja ku jam sot, populli amerikan ka folur. Jam përpara jush, asgjë nuk është e pamundur, e pamundura në Amerikë është ajo që bëjmë më mirë.
Vendi ynë u ngrit nga gjenerata e patriotëve që dhanë gjithçka për të drejtat tona. Me ndihmën tuaj do punojmë për këtë komb që e duam kaq shumë. Çdo fëmijë që ëndërron për të ardhmen, jam me ju dhe do luftoj për ju. Do luftojmë si kurrë më parë. Gjatë viteve të fundit SHBA ka vuajtur shumë pore do e bëjmë një vend të madh.
Fuqia jonë do ti japë fund të gjithë luftërave. Amerika do të respektohet dhe do të adhurohet sërish. Do të luftojmë si kurrë më parë, nuk do mposhtemi, nuk do të intimidohemi. Nga sot SHBA do ecë me krenari dhe do ëndërrojmë në mënyrë kurajoze, e ardhmja është e jonë. Epoka e artë sapo ka filluar, Zoti e bekoftë Amerikën“, përmbylli fjalimin Donald Trump.
Top Channel