Suzana Koçibelli, 62-vjeçarja shqiptare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 9 janar është gjetur e vdekur në Itali.

Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, në veri të Romës. Zbulimi u bë nga stafi që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë.

Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune.

Sipas medias italiane, mjeku ligjor tha se vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA