EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, 46-vjeçari shqiptar arrestohet në Francë, pritet ekstradimi

20/01/2025 14:48
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të hënë në Francë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtetasi Elton Beqiraj është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.

Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA