“Dita e parë historike”, Trump merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë me një mori urdhrash ekzekutivë

20/01/2025 08:50

Trump pritet të nënshkruajë sot më shumë se 200 veprime ekzekutive, në ditën e inaugurimit të tij si president.

Kjo do të përfshinte urdhra ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm, dhe direktiva të tjera presidenciale si shpalljet, të cilat zakonisht nuk janë.

Një urdhër ekzekutiv është urdhër me shkrim i lëshuar nga presidenti për qeverinë federale, i cili nuk kërkon miratimin e Kongresit.

Por urdhrat ekzekutivë duhet të funksionojnë brenda kufijve të ligjit dhe mund t’i nënshtrohen shqyrtimit ligjor.

Trump nënshkroi 220 urdhra ekzekutivë në mandatin e tij të parë, disa prej të cilave u kundërshtuan në gjykata.

Biden lëshoi ​​160 urdhra ekzekutivë dhe Obama dhe Bush, të cilët shërbyen të dy dy mandate radhazi, lëshuan respektivisht 277 dhe 291.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA