“Kush e di diçka për këta djem do të marrin 10 mijë paund. Mesazh për çdo detaj”, ky është njoftimi i shpërndarë në TikTok, i cili zbulon edhe pamjet e personave që shqiptarët kërkojnë detaje nga përdoruesit e aplikacionit.
Në fakt apeli i TikTok është nga gangsterët shqiptarë në Londër që kërkojnë pesë burra me kapuç, të cilët hynë në fermën e tyre të madhe të kanabisit, sipas The Times të cilës i referohet Top Channel.
Paralelet mbyllen me komentet, shumë kërkojnë hakmarrje: “Hakmarrja do të bëhet kur të kthehen në Shqipëri. Nëse i gjeni, pritini duart dhe këmbët”.
TikTok ka hequr llogarinë “London Thieves” pasi u kontaktua nga The Times. Ai tha se ndalon kërcënimet e dhunshme, promovimin dhe nxitjen e dhunës dhe aktiviteteve kriminale.
Kanabisi është ende droga ilegale më e përdorur në Mbretërinë e Bashkuar dhe më e madhja për nga vlera. Rreth 2.5 milionë njerëz të moshës 16 deri në 59 vjeç e morën vitin e kaluar në Angli dhe Uells, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) vlerëson konsumin vjetor në 240 ton, me vlerë 2.4 miliardë paund, dhe thotë se kultivimi në MB “vazhdon në shkallë industriale”.
Bandat shqiptare synojnë gjithnjë e më shumë njëra-tjetrën dhe rastet me grabitje fatale kanë mbërritur në gjykata.
NCA tha se bandat shqiptare ishin specializuar në kokainë, por u shpërngulën në kanabis pasi u konsiderua “me rrezik të ulët” dhe mund të rritet për tregjet lokale.
Top Channel