Fondet në bujqësi, fermerët kërkojnë rritje të financimit! Bankat nuk i mundësojnë kreditë

19/01/2025 12:25

Ky është Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit. 2024 nuk qe një vit i mirë bujqësor për të.

Në viti n2019 ai u kthye nga Itali për tu marrë me prodhimin e serave, ai thotë që sfida më e madhe e fermerëve është tregu.

“Patëm shumë probleme me rënien e çmimit njëherësh të domates ku nga 1000 lekë shkoi në 500 lekë të vjetra. Plus prishja e pazarit këtu në Belsh dhe ajo qe një goditje për ne pasi kishim ditën tonë të pazarit që shisnim dhe spostimi i tregut na dëmtoi shumë”, tha Qerim Elezi-fermer.

Mungesa e kontrolli të tregu e ka detyruar që prodhimin të mos e çoj në tezgën e tregut, por në kanal.

“Nga tregu i pasigurt u detyrove që vjeljen mos ta çoja në treg por u detyrova ta hidhja”.

Viti i Ri bujqësor nuk do të sjellë asnjë ndryshim për Qerimin, ai nuk do ta shtojë sipërfaqen e të mbjellave pasi nuk ka para për të ngritur sera të reja. Klima ekonomike bujqësor, bën që fermerët të jenë të pabesueshëm edhe për bankat, shpesh herë ato refuzojnë t’i japin kredi fermerëve.

“Do vazhdoj sa viti kaluar se kemi probleme me kredinë sepse nuk me japin kredinë pasi ka shumë kushte që ne fermerët nuk i plotësojmë dot”.

Skema Kombëtare dhe ajo e Investimeve janë të pamjaftueshme për fermerët që ata të arrijnë të konkurojnë produktet e importit.

“Kërkohet rritje e financimit dhe të bëhet efektive paketa për garancinë sovranë që bankat të kenë një mundësi më tepër për kolateralin”.

Që prej muajit korrik të 2023 Shqipëria nuk përfiton fonde për bujqësinë nga BE. Ndërprerja e fondeve IPARD II u bënë pas hetimeve të ndërmarra nga njësia antikorrupsion e BE, OLAF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA